Mbyllet protesta, Basha: Të enjten e ardhshme mblidhemi sërish!
Pas disa orësh tensionesh, opozita ka mbyllur protestën para kryeministrisë. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se protesta tjetër do të jetë të enjten e ardhshme para parlamentit ndërsa falenderoi protestuesit për qendresën e tyre.
Protesta ka qenë e karakterizuar nga tensione të shumta pasi një grup protestuesish i janë drejtuar hyrjes së kryeministrisë duke goditur dyert e saj.
Në kundërpërgjigje, forcat e gardës kanë hedhur ujë e gaz lotsjellës; një proces që është përsëritur vazhdimisht gjatë orëve të protestës e që ka shkaktuar edhe të plagosur. Ndaj kësaj proteste kanë reaguar ambasadat kryesore në vend që kanë bërë apel për qetësi dhe për shmangie të dhunës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.