Mbyllet qarkullimi edhe për automjetet private – Rama: Do të funksionojnë vetëm autoambulancat dhe mjetet e shërbimit shtetëror
Kryeministri Rama ka njoftuar masat më të reja të ndërmarra nga qeveria për përballimin e situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga Koronavirusi në vendin tonë. Sipas njoftimit, “Nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi I automjeteve private dhe atyre të transportit ndërurban drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas nga Tirana dhe Durrësi drejt zonave të tjera.”
Sipas mesazhit të publikuar nga Rama në facebook, masat e reja e ndërrmara ditën e sotme janë si më poshtë:
NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE NË TIRANË E DURRËS, SI DHE TRANSPORTI NDËRURBAN MES TIRANËS E DURRËSIT
NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE DHE URBANËVE NË SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, LUSHNJE, FIER DHE VLORË
QARKULLIMI NË KËTO TERRITORE DO TË JETË I HAPUR VETËM PËR AUTOAMBULANCAT, AUTOMJETET QË KRYEJNË FUNKSIONE SHËRBIMI SHTETËROR DHE ATO QË TRANSPORTOJNË MALLRA
“Këto masa ekstreme kufizimi të lirisë së qarkullimit janë domosdoshmëri për të mbrojtur cdo qytetar, cdo familje dhe vetë Shqipërinë nga përshkallëzimi agresiv I sulmit të Koronavirusit mbi ne dhe të afërmit tanë,” ka bërë me dije Rama.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.