Mbyllet seanca e jashtëzakonshme – Mazhoranca miraton dekretet e Presidentit për ndryshimet në qeveri
Nëntë dekretet e presidentit Ilir Meta për ndryshimet në qeveri janë miratuar nga mazhoranca ditën e sotme në një seancë të jashtëzakonshme.
Kjo e fundit e cila ishte kërkuar nga kryeministrit, Edi Rama, për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj, ka nisur me debate midis mazhorancës dhe opozitës.
Ndërsa krerët e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialistë për Integrim kanë kërkuar që të zhvillohet një debat lidhur më këtë çështje, kreu i Seancës Plenare, Gramoz Ruçi ka refuzuar duke nisur më pas votimin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.