Mbyllja e guroreve – Ndërpritet aktiviteti i 12 guroreve dhe 26 furrave gëlqerorë në Krujë
Vijon aksioni i i mbylljes aktivitetit të guroreve në zonat e shpallura të mbrojtura. Në Malin e Krujës, këtë të martë, janë mbyllur 12 gurore dhe 26 furra gëlqerorë, gjatë aksionit ishte i pranishëm edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili u ka bërë të qartë pronarëve ndalimin e aktiviteteve të tilla në zonat turistike.
Në këtë aksion nuk kanë munguar dhe përplasjet.
Ministri Klosi i kërkoi pronarëve të guroreve të aplikojnë për leje në ministrinë e Energjetikës për tu vendosur në një vend tjetër.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.