Me akuzën ‘Dhunë mbi policinë dhe shkatërrim prone’ – Arrestohen 4 shtetas në “Unazën e Re” , 30 procedime

Policia e Tiranës ka arrestuar katër shtetas ditën e djeshme në zonën e Unazës së Re.
Sipas njoftimit, policia nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë arrestoi shtetasit për veprime të dhunshme mbi Policinë dhe shkatërrimin e pronës.
Pamjet në fjalë janë kryer mbi bazat e një analize të pamjeve filmike gjë e cila bëri të ndërmerren veprimet procedurale në fjalë por jo vetëm, ka pasur edhe prova të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.
Policia e Shtetit tha se janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë, si dhe 3 janë shpallur në kërkim.
Gjithashtu, sipas njoftimit, për sulmet dhe veprimet e dhunshme mbi punonjësit e policisë janë arrestuar shtetasit K.B., 30 vjeç, banues në Tiranë, L.M., 42 vjeç, banues në Tiranë, S.H., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe E.S., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Polica tha se është duke u punuar për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.
Materialet procedurale sipas njoftimit, do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Kundërshtim me dhunë të punonjësit të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, ”Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.