“Me hir apo me pahir”/ Paralajmërohen ata që kanë vendosur çadra e shezlone pa leje
Policia e Shtetit do të shpërndahet në të gjithë vijë bregdetare shqiptare për të kontrolluar për uzurpimin e paligjshëm të hapëisrës bregdetare. Në daljen për median, kryeministri u bëri apel të gjithë atyre që kanë vendosur shezlone apo strukturas të tjera pa leje, që të nxitojnë sa më shpejt e t’i heqin ato që të mos u konfiskohen nga policia.
“Ajo çka është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do të zbatohet me hir apo pahir. Dhe ju bëj thirrje sot të gjithë subjekteve që nuk janë në rregull me dokumentacionin, meqe kanë operuar me teorinë e faktit të kryer, që të largohen nga sipërfaqet që nuk u takojnë me ligj dhe me rregull.
Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare dhe do të konfiskojnë në vend çdo lloj çadre, shezlloni apo strukture tjetër ndihmëse që nuk është e përputhur me bazën dokumentare të subjektit” paralajmëroi kryeministri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.