Më i pasuri në botë për vetëm 1 vit! Elon Musk “merr stafetën” e Jeff Bezos

Elon Musk sapo u bë personi më i pasur në botë, me një vlerë neto prej më shumë se 185 miliardë dollarë.
Rritja e së enjtes në çmimin e aksioneve të Tesla e shtyu Musk-un të kalonte Jeff Bezos, i cili kishte qenë personi më i pasur që nga viti 2017 dhe aktualisht vlen rreth 184 miliardë dollarë.
Pasuria e Musk gjatë vitit të kaluar shënon ngritjen më të shpejtë në krye të listës së me të pasurve në histori – dhe shënon një kthesë dramatike financiare për sipërmarrësin e famshëm i cili vetëm 18 muaj më parë ishte në titujt e gazetave për djegien e shpejtë të parave të Tesla dhe ndikimin e tij personal kundër aksioneve të Tesla-s.
Musk filloi vitin 2020 me vlerë rreth 27 miliardë dollarë dhe mezi ishte në 50 njerëzit më të pasur.
Çmimi i aksioneve të Tesla-s – i cili është rritur më shumë se nëntë herë gjatë vitit të kaluar – së bashku me paketën e tij bujare të pagave kanë shtuar më shumë se 150 miliardë dollarë në pasurinë e tij neto.
Elon Musk kaloi Warren Buffett në korrik për t’u bërë personi i shtatë më i pasur. Në nëntor, Musk kaloi Bill Gates për t’u bërë personi i dytë më i pasur. Musk ka fituar më shumë pasuri gjatë 12 muajve të fundit sesa e gjithë pasuria e Bill Gates prej 132 miliardë dollarësh.
D.B – SCAN
Burimi: CNBC
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.