Më pak aksidente rrugore dhe humbje jete – DPSHTRR publikon bilancin për periudhën Janar – Shkurt 2022

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare DPSHTRR ka publikuar bilancin e aksidenteve rrugore për periudhën janar-shkurt 2022.
Referuar të dhënave përgjatë kësaj periudhe kanë ndodhur:
184 aksidente rrugore, -9.8% më pak krahasuar me vitin 2021
247 qytetarë të përfshirë në aksidente rrugore, -7.8% më pak krahasuar me vitin 2021
35 aksidente shkaktuar nga drejtues mjeti nën 25 vjeç -29% më pak se në vitin 2021
25% e aksidenteve shkaktuar nga grupmosha 25-34 vjeç -23% më pak se në vitin 2021
32 viktima nga aksidentet rrugore, -20 % më pak viktima krahasuar me vitin 2021
155 aksidente si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, -5.5 % më pak krahasuar me vitin 2021
1.8 indeksi i vdekshmërisë për 10,000 mjete! -33% ulja e vdekshmërisë krahasuar me 2021
1.3 indeksi i vdekshmërisë për 10,000 drejtues mjeti! -27.7% ulja e vdekshmërisë krahasuar me 2021
“29 aksidente janë shkaktuar nga sjellja e këmbësorëve si shkak “kalim rruge pa kujdes”, -28% më pak krahasuar me vitin 2021, dhe 5 viktima prej tyre ose -17% më pak! Këmbësor! Respekto rregullat e përdorimit të rrugës dhe sinjalistikën”, ka shkruar DPSHTRR në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.