Më pak aksidente rrugore, INSTAT: Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 24.6%
Ky vit ka shënuar një numër më të ulët të aksidenteve rrugore krahasuar me një vit më parë. Sipas Institutit të Statistikave, 8 mujori i vitit 2020 ka pasur 24.6% më pak aksidente rrugore se e njejta përiudhë e vitit 2019, ku vetëm për muajin gusht janë rregjistruar 130 aksidente nga 152 të gushtit të kaluar. po ashtu këtë vit janë shënuar edhe shira më të ulta të personave të plagosur dhe të vrarë gajtë aksidenteve rrugore.
Sipas INSTAT në 91,5 % të rasteve aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit ndërsa numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25deri në 34 vjeç, duke zënë 25,4 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Qyteti më problematik renditet Tirana me 24 aksidente gjithsej për periudhën Janar- Gusht e ndjekur nga Durrësi me 19 dhe Fieri me 15 aksidente rrugore, ndërsa qytetet më me pak akidente janë Vlora , Korça dhe Dibra me nga 3 secila.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.