Më pak fonde për infrastrukturën! SCAN zbardh tabelat e pr.buxhetit 2020. Cilët janë sektorët që marrin më shumë para
Në projektbuxhetin e vitit 2020, është parashikuar të shkurtohen ndjeshëm fondet totale për Ministrinë e Infrastrukturës me 4,5 miliardë lekë, krahasuar me aktin normativ të këtij viti, si dhe rreth 1 miliardë lekë më pak për Ministrinë e Drejtësisë.
Ndërsa, rritje fondesh është parashikuar për Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë, me 3.1 miliardë lekë, po ashtu një rritje prej 3.4 miliardë lekësh e buxhetit total është menduar për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, 2.4 miliardë lekë për Ministrinë e Shëndetësisë, 3 miliardë lekë më shumë për Ministrinë e Mbrojtjes si dhe një rritje prej 1.9 miliardë lekësh për Ministrinë e Bujqësisë.
Po ashtu, për mbështetjen e reformës në drejtësi, janë akorduar më shumë fonde për Prokurorinë e Përgjithshme, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Gjykatën Kushtetuese.
Në terma makro, buxhetin më të lartë e ka Minstria e Shëndetësisë me 63.4 miliardë lekë, e ndjekur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me 59.6 miliardë lekë, dhe më pas Ministria e Arsimit me 42.3 miliardë lekë.
Sa i takon zërit të investimeve, ato paraqiten në rënie krahasimisht më aktin normativ, me rreth 5 miliadrë lekë, ndërsa buxheti nuk parashikon rritje të pagave. Për pensionet është ndarë një fond pre 2.5 miliardë lekësh për indeksimin e tyre.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.