Me pushime pa ofertë? Ja plazhet ku ofrohet akses FALAS në internet

Keni shkuar me pushime në plazhin më të mrekullueshëm, ku uji është i kristaltë. Keni bërë 250 foto vetëm në ditën tuaj të parë dhe tani doni t’i postoni në Instagram, por nuk ka internet…
Paketa juaj ka mbaruar dhe vendi ku po qëndroni nuk ka wifi… Ka edhe një shans tjetër!
Shumica e operatorëve celularë në vend ofrojnë shërbimin Hotspot ose WiFi falas në shumë nga plazhet e vendit. Mjafton që ju, ose një miku apo mikesha juaj të jenë të regjistruar tek rrjeti i operatorit dhe mund të përfitoni akses në internet pa asnjë pagesë.
Ja disa nga vendet ku mund të hasni në këto pika:
Vendi | Operatori |
Sarandë | Vodafone, Telekom, Eagle Mobile |
Ksamil | V, T, E |
Jalë | V, T |
Dhërmi | V, T, E |
Llaman | T, E |
Drimadhes | V, T, E |
Gjiri i Lalëzit | V, T |
Shëngjin | V, T, E |
Velipojë | V, T |
Shkëmbi i Kavajës | T, E |
Vlorë | V, T, E |
Divjakë | V, T |
Plazhi i Durrësit | T, E |
Palasë | V |
Borsh | V, E |
Himarë | V, E |
Livadh | V, E |
Plazhi i Gjeneralit | V |
Spille | V |
Radhimë | E |
Për klientët Vodafone:
- Përzgjidh Vodafone WiFi në listën e rrjeteve që shfaqen.
2. Dërgo SMS me tekst wifi në 50222 për t’u regjistruar në Vodafone WiFi.
Regjistrimi do të jetë kryer me sukses në momentin që merr një SMS me fjalëkalimin për të aksesuar Vodafone WiFi në të gjitha vendet ku ai ofrohet.
3. Identifikohu duke vendosur numrin e celularit dhe fjalëkalimin, më pas kliko Lidhu
Mund të konsumoni deri në 5 GB në ditë për çdo ditë, deri në orën 00.00
Për klientët Telekom
- Zgjidhni rrjetin WiFi Telekom Hotspot
- Dërgoni SMS me tekst WIFI tek 142 nga numri juaj Telekom
- Përdorni kodin e marrë me SMS për të hyrë në faqen fillestare.
- Lundrim pa asnjë limit, për 7 ditë
Për klientët Eagle Mobile
- Për të marrë kodin ditor PIN të shërbimit Wi-Fi, duhet të dërgojnë një SMS me tekstin WiFi drejt kodit 55544.
- Nëse nuk është kërkuar për kod atë ditë, mesazhi që do të merret nga sistemi do të shfaqë kodin 8 shifror (xxxxxxxxx) për përdorimin e Wi-Fi.
Ndërkohë, nëse gjendeni në një zonë që nuk përfshihet më sipër, portali FreeWifiNearMe ju jep informacion se ku ndodhen rrjetet më të afërta wireless, të cilat janë të hapura, apo dikush ka treguar passwordin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.