Më shumë cilësi në mësimdhënie dhe punësim me meritë – Ministria e Shëndetësisë-Universiteti i Mjekësisë nënshkruajnë marrëveshjen

Ministria e Shëndetësisë po punon për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me Universitetin e Mjekësisë.
Në këtë kuadër, ministrja Ogerta Manastirliu ka nënshkruar sot një marrëveshje me Rektorin e UM-së, Arben Gjata dhe dekanët e Fakultetit të Mjekësisë, Shkencave Teknike Mjekësore dhe Stomatologjisë pas ndërveprimit të vazhdueshëm më studentët.
Përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies, punësimi bazuar në meritokraci si dhe përmirësimi i praktikave profesionale dhe mbështetjes për kërkim shkencor janë edhe disa nga pikat kyçe të marrëveshjes.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.