Më shumë se 1 mijë mjekë e infermierë i përgjigjen apelit të ministrisë së Shëndetësisë për betejën anti COVID-19. Kryeministri njofton bonus
Më shumë se 1 mijë mjekë e infermierë i janë përgjigjur apelin për t’iu bashkuar luftën kundër COVID-19 në Shqipëri. Kryeministri njoftoi se apelit të bërë nga ministrja e Shëndetësisë i janë përgjigjur deri më tani 497 mjekë dhe më shumë se 600 infermierë.
Ndërsa shprehu mirënkjohje për mjekët që janë aktualisht të angazhuar, kryeministri kujtoi se në pagën e marsit dhe në muajt në vijim atyre do t’u shtohet edhe bonusi 1 mijë euro për shërbimin. Po ashtu, edhe vullnetarëve që do t’i bashkangjiten betejës në vijim do t’u jepet ky bonus.
Kryeministri rikujtoi se javën e ardhshme parashikohet që të ketë një rritje të shifrave të personave të prekur por shtoi se s’ka vend për panik.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.