Më shumë se 3 miliardë njerëz në rrjetet sociale: Facebook dhe YouTube më të përdorura

Studimi i “Global Digital Statshot” ka nxjerrë të dhënat për rritjen e vrullshme që kanë marrë platformat sociale.
Analiza e bërë tregon se nga 7.5 miliardë e popullsisë botërore, 3.8 miliardë e njerëzve janë të lidhur me internet dhe më shume se 3 miliardë janë përdorues janë aktiv në rrjetet sociale.
Këto të dhëna janë nxjerr midis periudhës Prill-Qershor të këtij viti, ku në platformën Facebook janë regjistruar një milion përdorues të rinj në ditë.
Rreth 40% e popullsisë përdorin rrjetet sociale, kjo do të thotë se nëse përdoruesit e rrjeteve sociale do të përfaqësonin një shtet më vete do të numëronin popullsinë e Kinës, Indisë si dhe atë të Shteteve të Bashkuara.
Dominues në tregun e rrjeteve sociale është platforma blu e” Mark Zuckerberg”, Facebook-u, që është rrjeti më i përdorur social në botë me më shumë se 2 miliardë përdorues aktivë mujorë.
YouTube zë vendin e dytë me 1.5 miliardë përdorues mujorë aktivë dhe ndiqet nga WhatsApp dhe Facebook Messenger me 1.2 miliardë përdorues aktivë.
Ylber Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.