Media botërore raporton mbi ‘ngjarjen heroike të së dielës’ – Makina në Sheshin Skënderbej dhe djali që e ndali atë
“Një djalë u hodh përmes dritares së makinës së një automjeti që lëvizte në mënyrë të çrregullt në sheshin kryesor të kryeqytetit të Shqipërisë të Dielën (25 Prill) për të ndaluar shoferin, i cili policia tha se ishte nën ndikimin e marihuanës.” Kështu e hap raportimin e saj mbi ngjarjen e çuditshme që ka ndodhur në Sheshin Skënderbe Yahoo News.
“Pamjet treguan se një automjet i dëmtuar drejtohej në mënyrë të rrezikshme në Sheshin Skënderbe ndërsa njerëzit përpiqeshin ta ndalnin atë. Video u kap nga dhjetëra kamera të vendosura në Sheshin Skënderbe për të raportuar mbi zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri të Dielën.”
Ngjarja aq sa e tmerrshme dhe heroike që kaploi vëmendjen e qytetarëve ditën e dielë duket se ka tërhequr interes edhe në mediat botërore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.