Media spanjolle: Shqipëria, xhevahiri i Ballkanit
“Ne kemi vizituar Shqipërinë, “xhevahirin e Ballkanit” dhe një nga destinacionet më të mahnitshme në botë, ku vetëm turizmi vitin e kaluar është rritur me 20%”. “Madrileños* anembanë botës” është rubrika televizive e medias spanjolle Tele Madrid që këtë herë i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë, ku për të njohur vendin ka udhëtuar përmes historisë duke vizituar disa vendet apo monumentet historike.
“Pas 40 viteve të shtypjes diktatoriale, një nga më brutalët e kontinentit, Republika e Shqipërisë është e vendosur të rimarrë vendin e saj”, nis reportazhi.
Pa dyshim, njohja e vendit është një udhëtim përmes historisë së saj, të shënuar nga regjimi komunist që ekzekutoi dhe burgosi mijëra njerëz dhe gjithandej në një vend me rreth tre milionë banorë. Ne donim ta dinim atë histori në thellësi dhe për këtë ne kemi vizituar të gjitha vendet që kishin diçka për të treguar, si Shtëpia e Gjetheve, në kryeqytet, Tiranë, e cila fshehu selinë e Sigurimit (shërbim sekret komunist) dhe spiun për popullatën shqiptare. Këtu gjejmë “mjetet” origjinale të shërbimit sekret, por edhe ato të marrjes në pyetje dhe torturës, një e kaluar e vështirë që nuk do të harrohet lehtë.
Dhe nëse dëshironim historinë, gjetëm në parkun arkeologjik Apollonia, vendi më i rëndësishëm arkeologjik në vend. Është një qytet mbresëlënës me origjinë greke të themeluar në epokën e para-krishterimit dhe mezi shohim 10% të asaj që ky qytet ishte, aq shumë mbetet për t’u zbuluar dhe nxjerrë në dritë.
Shqipëria nuk është vetëm histori. Këtu gjejmë peizazhe mbresëlënëse malore, si Parku Kombëtar i Valbonës dhe Liqeni i Komanit, ku kemi qenë në gjendje të shijojmë një lloj fiordi që në të vërtetë është një rezervuar. Malet e habitshme që e rrethojnë atë i ngjajnë hyrjes në det të formuar nga akullnajat. Për ne si Madrileño* mund të themi se, lundrimi në Liqenin e Komanit konsiderohet “një nga udhëtimet më të mira të anijeve në botë”.
Shënim: Madrileños, termi iu referohet personave që janë nga Madridi.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.