Mediaset: Zbuloni Shqipërinë! – “Fronti i ri i pushimeve, sinonim i low-cost, si në Karaibe”

“Shqipëria; Mesdheu për t`u zbuluar. Plazhet që të çojnë ndërmend tropikun, çmime më shumë se të pranueshme; fronti i ri i pushimeve”, kështu e hap gjigandi italian Mediaset artikullin për Shqipërinë si destinacion turistik.
Shkrimi është i fundit në serinë e atyre, sidomos nga mediat italiane që këshillojnë Shqipërinë si destinacion turistik për italianët gjatë këtij viti.
“Shqipëria ka një raport mjaft të mirë çmim-cilësi. Një vend i cili ende nuk është dyndur nga turistët por që fsheh plazhe që ngjajnë si Karaibet dhe një mikpritje të madhe”, vijon më tej shkrimi i TGcom.
“Deti në Shqipëri është sinonim i low cost”, thuhet më tej nëpër rreshta.
Shkrimi i Mediaset flet vetëm për riverierën shqiptare dhe radhit disa prej destiancioneve kryesore, si Vlorën, Llogaranë, plazhet që vijnë më pas me radhë deri në Sarandë, Ksamilin, Butrintin dhe Syrin e Kaltër.
Saranda cilësohet si armata e të rinjve, ndërkohë që nuk mungon as turizmi kulturor dhe historik. Vlora dhe fshatrat bregdetarë të rivierës këshillohen si destinacione për të mos u humbur.
Mediaset radhit edhe disa prej tur operatorëve italianë që i ofrojnë në paketë këto destinacione.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.