Mediat e paralajmërojnë: Kryeministri japonez po përgatitet për dorëheqje
Kryeministri japonez Yoshihide Suga po jep dorëheqjen ndaj edhe nuk do të kërkojë as rizgjedhje në strukturat partiake. Kjo bëhet e ditur nga agjencia Kyodo, që citon burime qeveritare.
Kjo dorëheqje vjen si ‘rrufe në qiell të hapur’ për politikën japoneze. Në ditët e fundit, Suga kishte deklaruar se donte t’i përqendronte energjitë e tij në luftën kundër koronavirusit dhe e kishte përjashtuar mundësinë që të kishte zgjedhje në një periudhë të shkurtër.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.