Mediat Kineze: Kina do të ‘godasë’ SHBA me ‘tokat e rralla’

Kina është e gatshme të përdorë ‘tokat e rralla’ (me burime natyrore të rralla) për të goditur përsëri në luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara, gazetat kineze paralajmëruan të mërkurën me komente të formuluara për një lëvizje që do të përshkallëzonte tensionet midis dy ekonomive më të mëdha në botë.
Kina është e gatshme të përdorë ‘tokat e rralla’ (me burime minerale natyrore) për të goditur përsëri në luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara, gazetat kineze paralajmëruan të mërkurën me komente të formuluara për një lëvizje që do të përshkallëzonte tensionet midis dy ekonomive më të mëdha në botë.
Vizita e presidentit Xi Jinping në një fabrikë të punimit të ‘tokës së rrallë’, javën e kaluar, kishte nxitur spekulime se Kina do të përdorte pozitën e saj dominuese si eksportuesi kryesor i mineraleve të ‘tokave të rralla’ në Shtetet e Bashkuara si një armë të re në luftën tregtare.
‘Tokat e rralla’ përfshijnë një grup prej 17 elementësh kimikë të përdorur në çdo gjë duke nisur nga elektronika e konsumit të teknologjisë së lartë tek pajisjet ushtarake. Perspektiva që vlera e tyre mund të rritet si rezultat i luftës tregtare shkaktoi rritje të ndjeshme në çmimet e aksioneve të prodhuesve, duke përfshirë kompaninë e vizituar nga Xi.
Ekspertët tregtarë kinezë thonë se nëse Pekini ecën përpara me kufizime të reja mbi eksportet e tokave të rralla në Shtetet e Bashkuara, ka gjasa të ndjekë shembullin e Uashingtonit dhe të përdorë sigurinë kombëtare si një justifikim.
Kina e ka kritikuar në mënyrë të përsëritur Uashingtonin për atë që thotë se janë abuzime të përjashtimeve të sigurisë kombëtare në OBT, duke përfshirë këtë javë kur, sipas raporteve të medias, akuzoi Shtetet e Bashkuara për thyerjen e rregullave për futjen e Huawei në listën e zezë, prodhuesin më të madh të pajisjeve të telekomunikacionit në botë.
Por edhe Kina prej vitesh ka përdorur sigurinë kombëtare si arsye për të bllokuar kompanitë kryesore amerikane të teknologjisë, duke përfshirë Google dhe Facebook, që të veprojnë në tregun e saj.
Disa analistë tregtarë presin një përshpejtim në sjelljen e linjës së re të tokave të rralla në Kaliforni dhe Australi, nëse Kina vazhdon të përdori pozicionin e saj dominues në treg për përparësi diplomatike.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.