Mega-operacioni/ Sipërmarrësit i sekuestrohen 72 milionë euro pasuri
Forcat e ‘Guardia di Finanza” në Cremona po sekuestrojnë pasuri të luajtshme e të paluajtshme për një vlerë prej 72 milionë euro që i përkasin një grupi që kryesohet nga një sipërmarrës nga ky qytet që është i dyshuar për mashtrim dhe evazion fiskal.
‘Ansa’ raporton se operacioni po zhvillohet në disa provinca italiane por edhe në shtete si Belgjika, Bullgaria, Gjermania dhe Zvicra, me koordinimin e Eurojust, agjencisë europiane për bashkëpunimin juridik penal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.