Mega sekuestro për ‘mbretin e supermarketeve”! Bllokohen 150 milionë euro
Gjykata e Palermos ka vendosur sekuestrimin e pasurisë 150 milionë euro të sipërmarrësit Carmelo Luçhese, 53 vjeçar që operon në sektorin e shpërndarjes së ushqimeve.
Në operacion janë përfshirë më shumë se 100 ushtarakë të njësisë së policisë ekonomike-financiare të Guardia Di Finanza të Palermos që u kanë vendosur vulat kompanive, aksioneve, pronave të paluajtshme, llogarive korrente, policave të sigurimit dhe automjeteve të tij.
Referuar raportimit të ANSA-s, objekt i sekuestrimit është edhe shoqëria ‘Gamac Group s.r.l’. me seli në Milano që menaxhon 13 supermarkete.
Menaxhimi tyre tashmë i është besuar një administratori gjyqësor të caktuar nga Gjykata e Palermos me detyrën që të garantojë vuijueshmërinë e aktivitetit ekonomik dhe mbajtjen e vendeve të punës dhe të kontratave me furnitorët. Sekuestrimi erdhi pas dyshimeve për lidhje me krimin e organizuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.