Melania dhe Barron Trump transferohen në Shtëpinë e Bardhë

Zonja e parë e Amerikës, Melania Trump dhe djali i çiftit presidencial Barron janë zhvendosur në Shtëpinë e Bardhë, pesë muaj pasi Donald Trump u zotua në detyrë.
Melania dhe djali 11-vjeçar kishin qëndruar gjatë kësaj kohe në Kullën Trump New York, për t’i dhënë mundësi djalit të tyre të mbaronte shkollën.
Ky vendim u duk i pazakontë nga disa, pasi ajo është është e para nga zonjat presidenciale vitet e fundit që zgjedhin të mos shkojnë menjëherë në Uashington.
Paraardhësja e saj, Michelle Obama, madje lëvizi në Uashington përpara se të kalonin në Shtëpinë e Bardhë, në mënyrë që vajzat e tyre të ambjentoheshin me shkollën e re.
Gjithsesi, Melania duket e lumtur nga kjo zhvendosja dhe ka vendosur të bëjë një postim në Twitter me një foto të oborrit.
“Në prite të kujtimeve që do të kemi në shtëpinë tonë të re”, shkruan Melania Trump.
Kjo lëvizje vjen e mirëpritur edhe nga qytetarët amerikanë, pasi një shumë e madhe nga paratë e taksapaguesve përdoreshin për të siguruar Familjen Presidenciale në Trump Tower.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.