Menaxhimi i burimeve natyrore – Projekti i INCA-s, fitues i 20 mln lekëve
Promovimi dhe adresimin e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në Zonat e Mbrojtura, është projekti fitues i një shumë prej 20 milion lekësh të financuar nga qeveria suedeze.
Projekti i Institutit për mbrojtjen e Natyrës, sipas kreut të INCA-s Nihat Dragoti, do të zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit Në Shqipëri.
Dragoti bëri të ditur se kontrata për projektin mbi promovimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në Zonat e Mbrojtura është nënshkruar në maj të 2017-ës dhe në studim janë përfshin 16 zona të mbrojtura.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.