Menaxhimi shëndetësor – Për herë të parë në Shqipëri kualifikohen menaxhuesit e spitaleve

Për herë të parë në sistemin tonë shëndetësor do të ketë menaxher të kualifikuar për spitalet dhe qendrat shëndetësore.
Miksimi i kurrikulave të shëndetësisë me ato të ekonomisë do të bëjë të mundur që në tregun e punës të kemi njerëz të kualifikuar sa i përket menaxhimit shëndetësor me premisën për të përmirësuar kosto-efektivitetin.
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u shpreh se kjo disiplinë e re do të ndikojë në përmirësimin e menaxhimit në shëndetësi.
Në fund të 2018 pritet që të përfundojnë studimet në master profesional për menaxhimin shëndetësorë 30 studentët e parë. Ky projekt do të jetë afatgjatë dhe mbështetet nga qeveria zvicerane.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.