Mënyrat e fshehta se si arkitektura ndikon gjendjen shpirtërore

“Ne i formojmë ndërtesat tona e më pas ato na formojnë ne” është shprehur kështu Winston Churchill në vitin 1943.
Tashmë më shumë se 70 vite më vonë, ai me siguri që do të ishte i lumtur kur të mësonte se shkencëtarët dhe psikologët kanë gjetur shumë dëshmi që mbështesin idenë e tij.
“Ne tashmë jemi të njohur me faktin se ndërtesat dhe qytetet ndikojnë në mirëqenien tonë dhe se qelizat e specializuara në zonën hipokampale të trurit dhe arrijnë të përshtaten me gjeometrinë dhe hapësirën që ne banojmë”.
Megjithatë, arkitektët urbanë shpesh i kushtonin vëmendje të vogël potencialisht aftësive njohëse të krijimeve të tyre mbi banorët e një qyteti. Nevoja për të hartuar diçka unike dhe individuale tenton të anashkalojë konsideratat se si mund të formësojë sjelljet e atyre që do të jetojnë me të.
Muajin e kaluar, Konferenca e Qyteteve të Ndërgjegjshme në Londër mori në konsideratë se si shkencëtarët mund t’i bëjnë zbulimet e tyre më të arritshme për arkitektët. Konferenca mblodhi së bashku arkitektë, inxhinierë, shkencëtarë dhe psikologë, të cilët gjithnjë e më shumë kalojnë rrugët në nivel akademik, por ende rrallë në praktikë.
Një nga folësit e konferencës, Alison Brooks, një arkitekt që specializohet në strehim dhe dizajn social, tha për BBC Future se njohuritë e bazuara në psikologji mund të ndryshojnë mënyrën se si janë ndërtuar qytetet.
“Nëse shkenca mund të ndihmojë profesionin e dizajnit të justifikojë vlerën e dizajnit të mirë dhe zejtarisë, do të ishte një mjet shumë i fuqishëm i cili mund të transformojë cilësinë e mjedisit të ndërtuar”, thotë ajo.
Një numër studimesh kanë treguar se rritja në një qytet dyfishon shanset e dikujt që të zhvillojë skizofreninë dhe rrit rrezikun për çrregullime të tjera mendore si depresioni dhe ankthi kronik.
Shkaku kryesor duket të jetë ajo që studiuesit e quajnë “stres social” , mungesa e lidhjes sociale dhe kohezionit në lagje.
Andreas Meyer-Lindenberg në Universitetin e Heidelbergut ka treguar se jetesa urbane mund të ndryshojë biologjinë e trurit në disa njerëz, duke rezultuar në reduktimin e lëndës gri në korteksin e djathtë të para-lëndisë dhe në korteksin anterior të cingulozës, dy zona ku ndryshimet kanë qenë të lidhura më herët, përvojat jetësore stresuese.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.