MEPJ njoftim për qytetarët – Maqedonia e Veriut shfuqizon të gjitha kriteret specifike të udhëtimit në kushtet e Covid-19
Ministria e Jashtme nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bërë me dije se Maqedonia e Veriut ka shfuqizuar të gjitha kriteret specifike të udhëtimit në kushtet e Covid-19.
Sipas njoftimit është vendosur heqja e detyrimit për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit apo tejkalimit të COVID-19, testet negative PCR dhe antigjen për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj, gjatë hyrjes në vend.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.