Mercedes-Benz tërheq nga tregu 1 milion makina
Mercedes Benz do të tërheqë nga tregu pothuajse një milion makina, për shkak të rrezikut nga zjarri.
Shkak është bërë raportimi i 51 rasteve kur makinat e këtij prodhuesi kanë marre flakë. 30 nga këto raste ka qenë në SHBA.
Kompania raporton se nuk ka patur viktima apo të lënduar.
Defekti thuhet se është tek siguresa e disa prej modeleve më të reja të makinave si A, B, C dhe E-class, si edhe CLA, GLA dhe GLC, të cilat mbinxehen nën kushte specifike.
Kompania gjermane tha se defekti ndodh gjatë ndezjes së makinës, ndërsa ekspertët e kompanjsë kanë gjetur një zgjidhje për riparimin e këtyre veturave. Riparimi i mjeteve do të bëhet para se ato të shiten nga furnitorët e ndryshëm.
Mbi 300 mijë automjete të prekura nga ky defekt prodhimi janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa rreth 75 mijë automjete. SHBA është një ndër tre tregjet kryesore për Mercedes-Benz sëbashku me Gjermaninë dhe Kinën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.