Merkel e Moscovici ‘zbarkojnë’ në Athinë – Politika dhe problemet e bankave, në fokus të axhendës së komisionerit
Komisioneri Europian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Pierre Moscovici, pritet të vizitojë Athinën më 16 janar. Edhe pse axhenda e tij pritet të jetë kryesisht politike, problemet e bankave greke janë një tjetër çështje që pritet të diskutohet gjatë vizitës dy-ditore të komisonerit.
Ndërsa, mësohet se ky i fundit do të takohet me përfaqësuesit e sistemit të kredive të vendit, si dhe me liderët politikë. Ndërkohë, vizita e tij do të paraprihet nga ajo e kancelares gjermane, Angela Merkel, javën e ardhshme më 10 janar.
Më herët Banka Qendrore e vendit paralajmëroi se Greqia duhet të rifitojë sa më shoejt besimin e tregjeve, duke cilësuar reformat si kusht të domosdoshëm për forcimin e besimit të investitorëve të huaj.
Ndërkohë, pak ditë më parë, ‘Bloomberg’ publikoi një raport mbi perfomancën e vendeve të eurozonës sipas nivelit të shfrytëzimit të mundësive që ofron monedha e përbashkët, euro. Nga raporti, rezultoi se Greqia pavarësisht krizës ekonomike, ia doli të kishte një performancë të kënaqshme brenda eurozonës.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.