Merkel, Gentiloni dhe Erdogan mesazhe Ramës – Urime për fitoren e arritur në zgjedhjet e 25 qershorit

Kanë mbërritur mesazhet e para të urimit për kryeministrin Rama, njëherësh kreun e Partisë Socialiste për fitoren e siguruar në zgjedhjet e 25 qershorit, ndonëse procesi i numërimit nuk ka përfunduar dhe se rezultati ende nuk është certifikuar zyrtarisht nga KQZ.
Kështu, kancelarja gjermane Merkel ka uruar kryeministrin për fitoren. “Urime të merituara, pres të takohemi për pak ditë” mësohet të ketë shkruar në këtë mesazh, kancelarja gjermane. Takimi që pritet të jetë mes tyre do të zhvillohet në Trieste
Urimi nga kryeministri italian Gentiloni
Kryeministri italian Gentiloni ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve në 25 qershor. Në mesazhin e kreministrit Italian thuhet: “Një fitore e merituar për Shqipërinë. PS një shembull i veçantë. Urime të gjithë shqiptareve”, thuhet në mesazhin e urimit.
Urimi nga Presidenti turk Erdogan
Erdogan ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren.
“Përgëzime për fitoren spektakolare. Kjo fitore forcon marrëdhëniet tona. Shqipëria dhe Turqia partnere strategjike. Gëzuar Bajramin gjithë shqiptareve”, thuhet në urimin e Erdogan.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.