Merkel, sulm kundër populistëve/“Kemi 7 dekada në paqe”. Salvini: Do jem Trumpi juaj
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, paralajmëroi europianët që të mos bien pre e populistëve, duke rikujtuar luftërat e kontinentit.
Gjatë fundjavës, ku politikat e së djathtës ekstreme mposhtën qeverinë në Austri, Merkel tha se vetëm partitë ekzistuese mund të mbrojnë vlerat liberale dhe 7 dekada të propsepritetit të ndërtuar që prej Luftës së Dytë Botërore.
Ndërkohë që disa prej nacionalistëve kryesor u mblodhën në Itali, Merkel u përpoq t’i vë në dijeni votuesit për alternativat, përpara se të vendosin për të ardhmen e Bashkimit Europian.
“Vlerat tona nënkuptojnë se ne mund të jemi krenar për vendin tonë dhe paralelisht të ndërtojmë Europën”, tha ajo në një mbledhje në Zagreb, Kroaci.
Zv/Kryeministri Italian, Matteo Salvini, mblodhi liderët e partive nacionaliste në Milano, duke bërë thirrje kundër emigrimit dhe për politika të ngjashme me ato të presidentit amerikan, Donald Trump.
Merkel, si liderja që ka shërbyer më gjatë në Europë, mbështeti gjermanin Manfred Weber, që është kandidati kryesor për Partinë Popullore Europiane, në zgjedhjet që nisin më 23 Maj. Ajo theksoi paqen 74-vjeçare në Gjermani, që është rezultat i bashkimit të Europës.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.