Merr 10 mijë euro përmes mashtrimit – Policia arreston shtetasin, procedon dy të tjerë

Policia e Shtetit së bashku më Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik – Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër kanë finalizuar operacionin ‘Premtimi’.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi i arrestuar tashmë, në muajin Janar 2018, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetases B.P., shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e Licencës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj. Policia tha se ai ka ushtruar edhe ndikim të paligjshëm tek shtetasi E.S., punonjës në fushën e arsimit. Personi në fjalë sipas njoftimit të policisë është, B.A. 49 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrimi”, i dënuar dhe më parë për të njëjtat vepra penale.
Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
– B.P. për veprën penale ” Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”
– E.S. për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.