Mesazhi i Polonisë për vendet europiane: Shtetet më të pasura duhet të paguajnë më shumë në buxhetin e BE-së
Vendet e pasura të BE duhet të paguajnë më shumë në buxhetin e bllokut të BE-së në vazhdën e rimëkëmbjes ekonomike të koronavirusit, tha Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki të enjten në Republikën Çeke.
Komentet e tij erdhën pas një takimi të liderëve Çekë, Sllovak, Hungarezë dhe Polakë, të cilët përbëjnë një grupim të quajtur Visegrad 4, në të cilin ata diskutuan planet e Bashkimit Europian për të nxitur shërimin nga pandemia e koronavirusit.
“Polonia po insiston shumë në këtë drejtim, që burimet e pagesave shtesë të jenë të drejta, madje mund të thuhet përparimtare. Vendet që janë më të pasura duhet të paguajnë më shumë“, tha Morawiecki në një konferencë shtypi pas takimit në qytetin lindor Lednice. “Nuk duhet të ketë zbritje në buxhetin e BE për ato vende që janë më të pasura.“(Reuters)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.