Mesi takim me homologun kosovar – Diskutime për prioritetet e mbledhjes së qeverive në 27-28 Nëntor
Zëvendëskryeministrja Sendisa Mesi ka zhvilluar sot një takim në Kosovë me homologun e saj Enver Hoxhaj dhe Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani. Qëllimi i këtij takimi ishte përforcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Përveç tij, ata ranë dakord edhe për rritjen e mëtejshme të komunikimit në çdo fushë interesi të përbashkët.
Dy zëvendëskryeministrat kanë diskutuar edhe lidhur me mbledhjen e ardhshme mes dy qeverive, e cila do të zhvillohet me datë 27-28 Nëntor në vendin tonë. Kështu, diskutimi u përqendrua te produktet konkrete që pritet të përmbushen nga ky takim dhe te rëndësia e koordinimit për të çuar përpara çdo agjendë që është në interes të të dy vendeve.
Ndërsa në takimin e Mesit me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës Bajram Hasani, biseda u fokusua te thellimi i marrëdhënieve tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për krijimin e lehtësirave për produktet që eksportohen nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas ishte një pikë kyçe për të cilën u diskutua gjatë këtij takimi.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.