Mësimi online/ Studentët në protestë: “Kundër vendimit, nuk kemi kushte ekonomike duam rimbursim tarifash”
Studentët e fakulteteve të ndryshme të Tiranës kanë zgjedhur të protestojnë në ditën e parë të nisjes së viti të ri akademik kundër vendimit për zhvillimin e mësimit on line.
Me pankarta në duar të rinjtë janë ndalur përballë ministrive të Arsimit dhe Shëndetësisë duke bërë thirrje për realizimin e kërkesave të tyre
Përmes një shkresë studentët i janë drejtuar ministrisë së Arsimit me 4 kërkesa konkrete: zhvillimi i mësimit në mënyrë të alternuar, rimbursim të pagesave për konviktet dhe banesat e marra me qira, paketa të internetit falas si edhe pajisjet teknologjike të nevojshme në mënyrë që ata të kenë akses për mësimin on line. Të rinjtë i lanë kohë 24 orë ministrisë së arsimit për përgjigje në të kundër protestat do të vijojnë pa afat.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.