“Mësuesve iu ndërpre e drejta e lejes”. Denoncimi i sindikatës, Lama: Bie në kundërshtim me kontratën kolektive
Vendimi i qeverisë për rifillimin e mësimit pranë institucioneve arsimore ka sjellë ndërprerjen e lejes së mësuesve, në kundërshtim me kontratën kolektive”. Denoncimi vjen nga kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Arsimit Shqiptar për Tiranën, Alma Lama, e cila thotë për TV SCAN se grupi i parë i profesionistëve të arsimit u detyrua të parqitet pranë shkollave në datën 20 gusht, ndërsa 2 grupet e tjerë, në 2 ditët në vijim.
“Iu është ndërpre e drejta e lejes që thotë kontrata kolektive. Për periudhën e verës koha e lejes nuk duhet të jetë më pak se 45 ditë kalendarike dhe nuk mund të ndërpritet më shumë se njëherë. Unë jam e bindur se drejtuesit e institucioneve, që e njohin kontratën kolektive, por edhe ata që s’e njohin ne do të negociojmë që t’iu respektohet afati i lejes” shprehet Alma Lama.
Sipas Lamës, numri më i lartë i ankesave është paraqitur nga mësuesit e gjimnazeve.
“Ankesat kanë qenë nga mësueit e gjimnazeve kresisht, pasi ata e kanë filluar vonë lejen e verës dhe nuk është plotësuar aafti i lejes” thotë ajo.
Kryetarja e sindikatës flet edhe për pagesat e mësueve që po angazhohen nga ministria për regjistrimine orëve të mësimit, që transmetohen në televizionin publik, duke theksuar se nevojitet korrektësi në drejtim të rekrutimit të stafeve dhe pagesës së mësuesve.
“Të ketë kontrata të qarta, të mos shfrytëzohen mësuesit sepse në dioejninë time dhe në sindikatë kanë ardhur ankesa për “detyrim”. Nuk mund t’i detyrosh mësuesit për detyrim te RTSH shkolla. Duhet të bësh kontrata pune dhe shërbim për këta mësues, pasi është një punë që duhet të paguhet” shprehet Lama.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.