Meta, me kryeministrin gjerman – “Më shumë projekte dypalëshe në ekonomi e turizëm”
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar kryeministrin e Landit të Veriut të të Rhine-Vestphalisë të Gjermanisë, ku ndër të tjera ka kërkuar më shumë investime dhe projekte dypalëshe në fushën e ekonomisë, infrastrukturës dhe turizmit.
“Ne dëshirojmë më shumë investime e projekte dypalëshe e rajonale me Landin Tuaj, në fushën e ekonomisë, energjisë, infrastrukturës, turizmit, mjedisit e bujqësisë, të cilat do të afronin më shumë Shqipërinë më këtë Land të rëndësishëm të Gjermanisë, si dhe përvojë në shërbime sociale, edukim profesional dhe punësim”, tha Meta.
Gjatë takimit, Meta nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe vlerësoi rëndësinë që këto marrëdhënie kanë jo vetëm për Shqipërinë por edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, ai shprehu mirënjohje për ndihmën që Gjermania i ka dhënë vendit tonë në planin dypalësh, gjatë anëtarësimit në NATO dhe integrimit në Bashkimit Evropian, duke theksuar se kjo mbështetje mbetet jetike për hapjen e negociatave me BE-në vitin që vjen.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.