Meta: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nuk është autoshkollë
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me refuzimin e ministrit të ri Gent Cakaj në krye të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Nëpërmjet një statusi në facebook Meta shkruan se kjo ministri nuk mund të kthehet në autoshkollë, duke shtuar se PS ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar.
“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.
Shqipëria do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.