Meta reagon pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit – Apel për qetësi

Pas protestës në Rrugën e Kombit kundër tarifave për automjetet, e cila u përshkallëzua me djegien e pikës së mbledhjes së tarifave dhe përplasjes mes policisë dhe protestuesve, ka ardhur edhe reagimi i Presidentit të Shqipërisë.
Kreu i Shtetit, Ilir Meta në një deklaratë për shtyp “shpreh shqetësimin për situatën e krijuar në Rrugën e Kombit dhe keqardhjen për personat e lënduar gjatë protestës së sotme. Presidenti bën thirrje për evitimin e dhunës, për vetëpërmbajtje dhe dialog e mirëkuptim, me qëllim normalizimin e situatës dhe kthimin e lëvizjes normale të automjeteve dhe qytetarëve në pritje”.
Në lidhje me incidentit pritet të dalë ndërkohë në një komunikim të drejtpërdrejtë edhe kryeministri i vendit.
“Sot në 19.00 komunikim i drejtëpërdrejtë me shqiptarët për krimin e rëndë që u krye ndaj pronës së përbashkët dhe investimit të kryer sipas ligjit, në funksion të sigurisë afatgjatë të lëvizjes dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit”, shkruan Rama.
SCAN
Protesta në Kukës, reagon Basha: Të pezullohet tarifa e të tërhiqet policia
Përplasjet në Kukës, reagon ministri i Brendshëm Xhafaj: Policia e Shtetit do të japë përgjigjen e duhur ndaj nxitësve dhe ushtruesve të dhunës (VIDEO)
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.