Metaverse, një “shpërqëndrim” i Zuckerberg? – Analistët: Emri i ri largon vëmendjen nga problemet e Facebook
Facebook quhet tashmë meta, sipas kompanisë, në një ndryshim të paraqitjes që do përqëndrohet në ndërtimin e “metaverse”, një mjedis virutal që sipas firmës do jetë pasardhës i internetit në celular. Ndryshimi i emrit vjen ndërkohë që kompania më e madhe në botë e mediave sociale po lufton me kritika nga politikanë dhe rregullator mbi fuqinë që ka në treg dhe abuzimin me shërbimet.
Ekzekutivi Mark Zuckerberg, duke folur në konferencën e kompanisë mbi realitetin virtual dhe të shtuar, tha se emri i ri reflekton punën tek metaverse, në vend të shërbimit të mediave sociale, që do vazhdojë të quhet Facebook. Allen Adamson, një ekspert i marketingu që ka themeluar Metaforce në New York, tha se ribrandimi i Facebook në këtë kohë, bën që njerëzit të mendojnë se Zuckerberg po përpiqet të krijojë një “shpërqëndrim”.
“Edhe pse kjo mund të ketë qenë vizioni i tij prej kohësh, mënyra se si do shfaqet në treg është sikur ai po thotë, shiko në të ardhmen, shiko metaverse dhe jo atë që po ndodh me Facebook, që po del jashtë binarëve” – tha Adamson. Termi metaverse vjen nga novela distopike “Snow Crash” 3 dekada më parë, që i referohet idesë së një mbretërie virtuale që mund të aksesohet nga njerëzit duke përdorur pajisje të ndryshme. Kompania, që ka investuar bindshëm në realitetin virtual, tha se ndryshimi do të bashkojë aplikacionet e ndryshme dhe teknologjitë nën një emër të ri.
Gjiganti i teknologjisqë, që raporton rreth 2.9 miliardë përdorues mujorë, është përballur me rritje të mbikqyrjes në vitet e fundit nga politikanë botërorë. Ish punonjësi i Facebook, Francez Haugen, nxorri dokumenta që tregojnë se ka prioritet fitimin ndaj sigurisë. Facebook deklaroi se synon të nisë tregtimin me një emër të ri në bursë, MVRS, nga data 1 Dhjetor. Gjatë javës, në selinë në Kaliforni, u zëvëndësua logo ikonë në formën “like” me një logo të re blu që tregon shenjën e pafundësisë. Aksionet u rritën me 1.5% në 316.9 dollarë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.