Meteora, vendi i manastireve në qiell
I qetë, shpirtëror, magjik dhe mistik, këto janë vetëm disa nga fjalët që njerëzit përdorin më shpesh për të përshkuar fenomenin e Meteorës.
Një udhëtim në Meteora ofron një përvojë unike të madhështisë së natyrës në lidhje me historinë, arkitekturën, dhe dëshirën e përhershme të njeriut për t’u lidhur me hyjnoren.
Që nga kohët e kaluara, shkëmbinjtë vertikalë të Meteorës u konsideruan si një vend i përsosur për të mbështetur luftën e përjetshme të njeriut për ngritje shpirtërore.
Meteora është një mjedis me të vërtetë frymëzues dhe sensacional, por një udhëtim në këtë vend është shumë më tepër se sa thjeshtë një vizitë për peisazhin e mrekullueshëm.
Një udhëtim drejt këtij vendi është një pelegrinazh për një vend të shenjtë për të gjithë të krishterët në mbarë botën.
Meteora është bërë një arkë ruajtëse për besimin ortodoks 2000 vjeçar.
Shkëmbinjtë gjigant të Meteorës janë të vendosur mbi qytetin e Kalambakës, në një lartësi maksimale prej 400 m (1200 ft).
Majat më interesante janë zbukuruar me manastire historike, të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore të Unesco.
Më poshtë do të gjeni disa prej këtyre manastireve.
- Manastiri i Shën Nikolaos Anapafsas
- Manastiri i Great Meteoron
- Manastiri i Varlaam
- Manastiri Roussanou
- Manastiri Holy Trinity
- Manastiri i Shën Stephen’s
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.