Metropoli i madh që “konkurron” Hong Kongun

Në vetëm 40 vjet, Shenzhen është shndërruar nga një fshat peshkimi në një qendër të re të lulëzuar, me rritje ekonomike dhe rritje të popullsisë.
Dyzet vjet më parë, Shenzhen ishte një fshat i izoluar peshkimi në veri të Hong Kongut, pika nga e cila një numër i madh njerëzish rrezikuan jetën e tyre për të emigruar ilegalisht duke notuar përtej kufirit.
Më pas, në vitin 1980, u bë një nga zonat e para ekonomike të Kinës. E vogël dhe e kontrolluar ku qeveria komuniste kineze provoi fillimisht reformat e tregut përpara se të nxirrte politika të reja mbarëkombëtare.
Ishte një lëvizje që do ta kthente këtë qytet me më pak se 30,000 njerëz në një nga qytetet më dinamike të Kinës, me një ekonomi dhe popullsi në rritje.
Pas vdekjes së Mao Ce Dunit, udhëheqësi kinez Deng Xiaoping nisi një epokë të reformave ekonomike, investime jashtë shtetit dhe hapje më të madhe në çështjet diplomatike me pjesën tjetër të botës.
Shenzhen përfitonte nga afërsia me Hong Kongun- në atë kohë një ekonomi e suksesshme dhe e lulëzuar tregu e drejtuar nga britanikët.
Nxitjet tatimore dhe liria për të tregtuar pa miratimin e qeverisë kineze e ndihmuan Shenzhenin të joshte prodhuesit dhe investitorët e Hong Kongut për t’i hapur fabrikat atje.
Nëpërmjet viteve 1980 dhe 1990, Shenzhen u konsiderua si një bazë prodhuese e lirë, kryesisht e uzurpuar nga fabrikat, dhe e orientuar si një qendër prodhimi me teknologji të ulët dhe intensive.
Popullsia kryesisht përbëhej nga punëtorë të fabrikave dhe emigrantëve nga pjesët rurale të Kinës.
Tashmë Shenzhen është një qendër kombëtare e inovacionit, teknologjisë, inteligjencës artificiale, start-upeve dhe bioteknologjisë që konkurrojnë me fqinjin e saj më të famshëm.
Përtej të qenit një qendër e rritjes ekonomike, Shenzhen ishte një nga qytetet e para të Kinës me “Karbon të Ulët”, një iniciativë qeveritare për të reduktuar emetimet e karbonit në nivel qyteti.
Autoritetet e qytetit thonë se kjo e ndihmoi Shenzhen të zvogëlojë ndotjen e ajrit me 50%. Qyteti ka cilësi më të mirë ajri se shumica e të tjerëve në Kinë, sipas një raporti të qeverisë për cilësinë e ajrit të vitit 2015, që e gjeti Shenzhen në vendin e tetë nga 74 qytete të monitoruara që përmbushën standardet kombëtare mbi një seri masash ndotjeje.
Falë një sistemi më të ri, më efikas transporti dhe planifikimit urban, trafiku nuk është aq problem sa në Pekin dhe Shangai.
Për shkak të fluksit të madh të emigrantëve kinezë në qytet gjatë 37 viteve të fundit, banorët e Shenzhenit thuhet se janë më mikpritës dhe mirëpresin për vizitorë nga e gjithë bota.
Por ende ka dobësi për të jetuar në metropolin më të suksesshëm të Kinës. Në Shenzhen, si në të gjitha qytetet kineze, mediat veprojnë nën kontroll të ngushtë të Partisë Komuniste dhe qasja në internet dhe liria është e kufizuar: faqet popullore si Google, Facebook dhe YouTube nuk janë të arritshme.
Të huajt gjithashtu ende përballen me një pengesë të rëndësishme gjuhësore, e cila mund të jetë një problem i madh për këdo që sëmuret, pasi edhe spitalet më të mira bëjnë disa lëshime për aftësitë gjuhësore dhe shërbimet e përgjithshme mund të jenë mediokër.
Të huajt që kanë nevojë për kujdes mjekësor do të ishte më mirë të vraponin drejt një spitali në Hong Kong, ku edhe komunikimi do të jetë më i lehtë.
Industritë prodhuese dhe tregtare të qytetit tërheqin një numër të udhëtarëve të huaj të biznesit që kërkojnë të blejnë pjesë elektronike, veshje, apo qoftë edhe të gjejnë prodhime vendore. Panaire të shumta dhe ekspozita të shumta gjatë vitit shtojnë barazimin.
Shenzhen është gjithashtu një qendër shpërndarëse masive me dy porte për anijet. Shekou në perëndim dhe portin Yantian në lindje. Ky i fundit është porti i pestë më i madh në botë për nga vëllimi i trafikut.
Por gjithnjë e më shumë, të huajt vijnë në qytet për më shumë se thjesht prodhimin. Industritë me rritje më të shpejtë për të tërhequr investimet e huaja janë pasuritë e paluajtshme, IT, kultura dhe argëtimi, sipas shifrave qeveritare të vitit 2015.
Më shumë se 53 milionë njerëz vizituan Shenzhen në vitin 2015 (viti më i fundit në dispozicion), dhe prej atyre, të huajt përbënin 12.18 milionë.
Qyteti ka pesë vendkalime kufitare tokësore për udhëtarët që udhëtojnë nga Hong Kongu dhe fluturimet arrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar të sapo ndërtuar në Shenzhen nga çdo cep i Kinës dhe 21 destinacione ndërkombëtare, përfshirë Gjermaninë, SHBA dhe Japoninë.
Trenat me shpejtësi të lartë e lidhin Shenzhen me qytetet e mëdha në rajon, duke përfshirë Macau, Guangzhou dhe Hong Kong.
Ka një listë të gjatë hotelesh luksoze dhe biznesi si dhe apartamente shërbimesh për udhëtarët e biznesit, ku shumica e tyre që ndodhen në zonën e Qarkut Qendror të Biznesit. Shenzhen është shtëpia e portit të pestë më të ngarkuar në të gjithë botën.
Shenzhen është i rrethuar nga malet dhe deti, i cili siguron një mundësi për të shpëtuar ngutjen dhe nxitim për madje vetëm disa orë.
Për ata që kanë më shumë kohë për të eksploruar qytetin, Dafen Village në Buji rrethohet nga qindra artistë që shesin piktura dhe veprat e tyre origjinale.
Fluksi i emigrantëve kinezë në qytet ka sjellë me vete kuzhinë autentike rajonale nga e gjithë Kina, nga prodhimet e detit të stilit kantonez deri te ushqimet me aromë Sichuan dhe Hunan.
Ndërsa shpenzimet në rritje në qytet vënë një mënyrë jetese të konsumit të klasës së mesme për të arritur shumë, ata që kanë bërë fatin e tyre mund të përballojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat e larta në Kinë dhe jashtë vendit, gjë që ka sjellë më shumë fokus në arte.
Kultura e Shenzhenit dhe skena e artit kanë ende ka një rrugë të gjatë që të mund të arrijën Pekinin dhe Shangain.
Por ndërsa qyteti vazhdon të transformohet nga një zonë prodhuese në një metropol më të larmishëm dhe me një brez të ri të krijuesve të arsimuar që ndjejnë rrënjët e tyre në Shenzhen, qyteti po fillon të shpërbëjë reputacionin e vet industrial si “fabrika e botës”.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.