Programimi buxhetor vendor – Hapat në të cilat do të kalojë buxheti i bashkive

Njësitë e qeverisjes lokale, me miratimin e ligjit të ri të financave vendore, do të kenë mundësi që të hartojnë buxhetin nëpërmjet ‘hapave” të përcaktuar.
Për këtë qëllim Ministria e Financave organizoi workshopin për programimin buxhetor afatmesëm për njësitë e qeverisjes vendore.
Në këtë takim u trajtuan çështje që lidhen me buxhetin dhe rëndësinë e tij, përgatitjen e buxhetit vendor, gjithashtu po diskutohet për treguesit makro-ekonomikë në buxhetin vendor, si dhe sfidat për të ardhmen për këto njësi.
Pjesëmarrës në këtë workshop ishin drejtuesit e financave të njësive të qeverisjes vendore në 5 qarqet kryesore në veri të vendit, si: Shkodër, Lezhë, Durrës, Kukës dhe Dibër. Të gjitha këto procedura po realizohen me mbështetjen e qeverisë së Zvicrës, nëpërmjet projektit DLDP.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.