MFE pret ekspertët nga Austria e Kroacia – Në fokus, parandalimi i sistemit financiar si instrument për pastrimin e parave
Një mision ekspertësh nga Austria dhe Kroacia po zhvillojnë një vizitë 3-ditore në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të përcjellë eksperiencën e tyre edhe për autoritetet shqiptare për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave ose financimit të terrorizmit.
Sipas MFE, kësaj i shërben edhe nisma ligjore e ndërmarrë nga kjo ministri ku kompanitë dhe entet e tjera të regjistruara brenda vendit dhe detyrohen të marrin dhe të mbajnë njëkohësisht edhe të dhëna të sakta e aktuale mbi pronarët e tyre përfitues.
Po ashtu, kanë detyrim njëkohësisht edhe krijimin e një regjistri të centralizuar që ruan informacionet mbi pronarët përfitues të këtyre subjekteve duke lehtësuar kështu qasjen në këtë informacion.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.