Michelin do të mbyllë fabrikën e saj Dundee dhe do të shkurtojë 845 vende pune
Prodhuesi i gomave gjermane Michelin po mbyll fabrikën e saj Dundee si dhe do të shkurtojë 845 vende pune, njoftoi kompania tre ditë më parë. Grupi tha se do të mbyllë fabrikën deri në mes të vitit 2020, për shkak të një rënieje të kërkesës për llojin e gomave që prodhon si dhe duke rritur konkurrencën e saj nga Azia.
Dega e Michelin-it, e cila është themeluar që nga viti 1971, është e specializuar në prodhimin e gomave të një madhësie 16in dhe gomave më të vogla për makinat. Kompania tha se fabrika ishte përballur me “vështirësi serioze” gjatë viteve të fundit për shkak të një “transformimi të thellë” në numrin e makinave në treg dhe për shkak të një “zhvendosje të përshpejtuar” drejt “prodhimeve me çmim më të ulët” nga Azia.
Michelin tha se kishte investuar 70 milion euro në degën e Dundee gjatë viteve të fundit, por shtoi: “Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të grupit dhe përkushtimit të punonjësve të fabrikës për ta bërë vendin të qëndrueshëm ekonomikisht përmes zbatimit të disa planeve të veprimit. “Transformimi i përshpejtuar i tregut e ka bërë fabrikën të papërshtatshme dhe konvertimi i saj nuk është financiarisht i zbatueshëm”.
Michelin tha se do të fillojë një proces konsultimi me punonjësit brenda dy javëve të ardhshme. Si pjesë e programit të saj mbështetës, kompania tha se do të “propozojë një plan gjithëpërfshirës për të ndihmuar punonjësit në fjalë që të fillojnë një karrierë të re sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Mbyllja e fabrikës është shenja e fundit që tregu i makinave në Mbretërinë e Bashkuar po lufton. Shifrat e botuara nga Shoqëria e Prodhuesve të makinave dhe Tregtarëve këtë javë treguan se regjistrimet e reje të automjeteve kanë rënë gjatë muajit Tetor si dhe tregu i ri i makinave deri më tani në vitin 2018 është 7.2 për qind, njësoj saç kishte qenë vitin e kaluar.
Ndërkohë, disa prodhues të makinave kanë thënë se Brexit po ndikon tek biznesi. Jaguar Land Rover ka zhvendosur punëtorët në fabrikën e saj të Kështjellës Bromwich në një javë tre ditore për shkak të ” ndikimeve të vazhdueshme të cilat ndikojnë në industrinë e makinave” dhe BMW tha se do të mbyllte Mini Fabrikën e saj Mini në Oksford përpara që të përkonte me fillimin e Brexit në mënyrë që të minimizohet rreziku i përçarjes.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.