MIE jep 4 leje minerare – Investimi 87 milionë lekë për gurin gëlqeror dhe kromin

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar 4 leje minerare, ndërkohë që investimi i parashikuar sipas ofertave të paraqitura nga kompaninë arrin në 87 milion lekë.
Leja e parë është miratuar për shoqërinë “Alflo”, e cila do të aplikojë lejen minerare në zonën e Qaf Shtamës për nxjerrjen e mineralit gëlqeror të mermerizuar. Vlera e produkteve minerare që parashikohet të merren nga veprimtaria minerare në këtë zonë është 612 500 000 lekë.
Leja e dytë është dhënë për objektin Pishkash, në Qarkun e Elbasanit dhe parashikon prodhimin dhe përpunimin e 20 mijë m3 gur gëlqeror në vit, me një vlerë prej 250 milion lekë.
Leja e tretë është dhënë për shfrytëzimin e kromit në objektin Fusha Kalt, në Dibër. Prodhimi dhe përpunimi që mendohet të realizohet në këtë zonë minerare është 1000 ton në vit , ndërkohë që vlera e produkteve arrin në rreth 48 milion lekë.
Sa i takon lejes së katërt të miratuar, kontrata parashikon një investim prej 26 milion lekësh për zbulimin e kromit në zonën e Përroit të Runës në Kukës. Paralelisht, ministria njofton dështimin e 4 procedurave për 4 zona të tjera minerare.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.