MIE pezullon shqyrtimin e aplikimeve për parqe fotovoltaike – Ja arsyeja
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të pezullojë shqyrtimet e aplikimeve për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike fotovoltaike deri në 2MW.
Sipas njoftimit zyrtar të MIE, kërkesa për ndërtimin e impianteve fotovoltaike tejkalon kapacitetet gjeneruese të parashikuara në Planin Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë.
Në këtë kuadër, ministria evidenton si të domosdoshme rishikimin e kuadrit ligjor i cili rregullon procedurat e dhënies së miratimeve për ndërtimin e këtyre centraleve fotovoltaike.
Pezullimi i shqyrtimit të aplikimeve do të vijojë deri në hartimin dhe miratimin e kuadrit ligjor të rishikuar.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.