Miliarderët që braktisën universitetin para se të bëheshin të pasur

Ju nuk keni nevojë për një diplomë për t’u bërë miliarder.
Disa nga njerëzit më të pasur në botë braktisën universitetin për t’u përqendruar në kompanitë e tyre, ndërsa të tjerë u bën të pasur shumë kohë pasi u larguan nga shkolla.
Këta miliarderë u larguan nga një larmi shkollash, nga Harvardi në UCLA deri te The City College of New York. Ja disa prej tyre:
Dizajneri i modës Ralph Lauren
Dizajneri 79 vjeçar themeloi kompaninë e tij të modës duke shitur kollare ndërsa punonte në një zyrë në Empire State Building.
I quajtur “njeriu që e bëri të freskët modën amerikane”, Lauren aktualisht ka një vlerë neto prej 5.8 miliardë dollarë dhe ka mbaruar vetëm dy vjet nga universiteti.
Mark Zuckerberg themeluesi i Facebook
Mark Zuckerberg u largua nga Harvard për tu përqendruar në Facebook.
Zuckerberg themeloi rrjetin social për të ndihmuar studentët e tjerë të mësojnë emrat e njerëzve në klasat e tyre.
Sipërmarrësi 35 vjeçar ka një vlerë neto aktuale prej 66 miliardë dollarë.
Themeluesi i CNN, Ted Turner
Ted Turner u largua nga Universiteti Brown para se të diplomohej por jo prej dëshirës, ai u përjashtua nga universiteti për lejimin e të dashurës në dhomën e tij të fjetjes.
Me gjithë fundin mjaft të errët të kohës së Turner-it si student atje, universiteti i dha atij gradë nderi vite më vonë.
Aktualisht 80 vjeçari ka një vlerë neto prej 2.2 miliardë dollarë.
Michael Dell, themeluesi i ‘Dell’
Michael Dell u largua nga Universiteti i Teksasit në Austin për të shitur kompjuterë.
Ai bëri 180,000 dollarë në muajin e tij të parë të biznesit verën pas vitit të tij të parë dhe kurrë nuk u kthye në shkollë.
54 vjeçari ka një vlerë neto aktuale prej 30,6 miliardë dollarë.
Bill Gates, themelues i Microsoft
Bill Gates u largua nga Harvard pas dy vjetësh për të themeluar Microsoft.
Në vitin 2010, The Harvard Crimson e quajti Gates-in “braktisjen më të suksesshme të Harvardit”.
63 vjeçari vlen sot 102 miliardë dollarë.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.