Miliarderi amerikan mbledh 200 milionë dollarë për zhvillimin e ilaçeve të personalizuara
Kompania “Tempus” e miliarderit Eric Lefkofsky ka mbledhur edhe 200 milionë dollarë shtesë për ilaçe të personalizuara për sëmundje të ndryshme, që nga kanceri, sëmundjet infektive, kardiologjinë, e së shpejti diabetin.
Lefkofsky, themeluesi i ndërmarrjeve të shumta, duke përfshirë “Groupon”, pa gjithashtu që vlera neto e kompanisë u rrit pas financimit, nga rreth 3.2 miliardë dollarë, në rreth 4.2 miliardë dollarë.
“Tempus është duke u përpjekur të ‘prishë’ një industri shumë të madhe që është shumë komplekse – thotë Lefkofsky – ne e kemi ditur që do të kushtonte shumë para, për të parë modelin tonë të biznesit të realizohej”.
Përveç investitorëve Baillie Gifford, Franklin Templeton, Novo Holdings dhe fondeve të menaxhuara nga T. Rowe Price, Lefkofsky, i cili ka investuar rreth 100 milionë dollarë të parave të tij në kompani që nga fillimi, gjithashtu kontribuoi në një shumë të pazbuluar në raund. Google po ashtu mori pjesë si një investitor dhe Tempus thotë se tani do të ruajë të dhënat e pacientëve të identifikuar në Google Cloud.
Tempus, themeluar nga Lefkofsky në vitin 2015, është një nga “racat” e reja të kompanive të personalizuara të diagnostikimit të kancerit, si “Foundation Medicine” dhe “Guardant Health”. Burimi kryesor i të ardhurave të kompanisë vjen nga sekuencimi i gjenomit të tumoreve të pacientëve me kancer, në mënyrë që të ndihmojë mjekët të vendosin se cilat trajtime do të ishin më efektive.
“Ne gjenerojmë shumë të dhëna molekulare” thotë Lefkofsky, duke shtuar se Tempus ka të dhëna për rreth 1 në 3 pacientë me kancer, në Shtetet e Bashkuara.
Burimi origjinal: Forbes
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.