Miliarderi Mark Cuban i shqetësuar për bursat – “Kam pak aksione dhe shumë para cash”

Sipërmarrësi miliarder Mark Cuban, i njohur edhe për pjesëmarrjen në programin televiziv “Shark Tank” u shpreh në një intervistë për CNBC ditën e hënë se po mban më tepër para cash se zakonisht pasi është i shqetësuar për bursat dhe nivelin e borxhit të SHBA.
“Tashmë kam vetëm ndoshta katër titujt me pronësi dividendi, dy që pres të bien dhe Amazon e Netflix. Kam shumë para cash mënjanë”, deklaroi Cuban. “Jam i gatshëm dhe me vullnet të investoj nëse diçka ndodh”.
Sipas Cuban, Amazon dhe Netflix janë dy titujt ku ka investuar më tepër, ndërkohë që nuk tregoi se cilat janë aksionet që ai pret të bien.
Ndërkohë miliarderi, i cili synon të kandidojë për president në vitin 2020, kritikoi edhe presidentin Donald Trump për mënyrën si po vepron me ekonominë. Cuban është kundër rritjes së borxhit publik apo mbajtjes së normave të interesit të ulëta nga Rezervat Federale.
“Nëse do ta kem ndjesinë se rritja ekonomike do të vazhdojë mbi 4% dhe borxhi do të ulet, atëherë do të rifutem në tregje”, tha Cuban.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.