Miliarderi në pension Jack Ma dëshiron t’u mësojë fëmijëve se si të ‘jenë human’ në epokën digjitale

Themeluesi i Alibaba, Jack Ma ka zbuluar se po e përqendron vëmendjen e tij në arsim dhe se shpreson të udhëtojë në shkolla të ndryshme nëpër botë vitin e ardhshëm.
Ma i cili e ka nisur karrierën e tij si një mësues i gjuhës angleze në shkollat rurale dhe është sot një miliarder i dalë në pension ka investuar një pjesë të parave në shkolla dhe kopshte për fëmijë.
Së fundmi ai ka mbajtur një konferencë në Angli ku shprehu dëshirën që kohën pas tërheqjes ta kushtojë në mësimdhënie. Jack Ma njihet gjithashtu për fjalimet motivuese të cilat i ka shprehur në konferencë.
Miliarderi sugjeroi që sistemi arsimor të ndryshohet në mënyrë që fëmijët të mësohen se si të “jenë human” në një epokë të inteligjencës artificiale.
“Makineritë nuk kanë zemër. Makinat kanë vetëm çipa. Kështu që, unë mendoj se qeniet njerëzore duhet të mësojnë gjithmonë se si të bëhen më të mençur”, është shprehur Ma.
Ai i identifikoi aftësitë si muzika, vallëzimi, piktura dhe sportet si “shumë të rëndësishme”, pasi këto janë llojet e ndjekjeve artistike që përfshijnë zemrat e njerëzve. Aftësi të tjera kryesore që ai tha se i konsideronte thelbësore ishin të menduarit e pavarur, inovacioni dhe krijimtaria.
Themeluesi i Alibaba shtoi se përqendrimi i tij ishte kryesisht te të rinjtë. “Besoj të rinjtë. Unë u besoj të rinjve më shumë sesa kam besim tek të moshuarit, sepse nuk ka ekspert të së ardhmes, ka vetëm ekspertë të djeshëm,” tha ai.
“Duke punuar me shumicën e njerëzve të suksesshëm, ata flasin vetëm dje. Ne po hyjmë në një shekull, në një botë, që është kaq e re. Kur jeni duke punuar me të rinjtë, ju jeni duke folur për të ardhmen.”
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.